LSDM: Procesi i ndryshimeve kushtetuese është i hapur, do të sigurohet shumica e nevojshme

by admin
Spread the love

Blloku proevropian i udhëhequr nga LSDM-ja do të bëjë gjithçka për të kaluar bllokadën e rrugës evropiane të vendosur nga VMRO dhe Hristijan Mickoski, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.
“Procesi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë sapo ka filluar. Aktualisht mbi 70 deputetë e mbështesin, do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar shumicën e nevojshme”, njoftoi paraditen e sotme LSDM në pushtet.

Nga atje thonë “e ardhmja e RMV-së është në BE, atë e dëshirojnë 80 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, si dhe një e katërta e votuesve të VMRO-DPMNE-së.

“Përkrahjen për rrugën evropiane të vendit e kanë shprehur shumë përfaqësues të lartë evropianë, ndër ta më e fundit është presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, e cila mbrëmë deklaroi se Maqedonia e Veriut i përket BE-së dhe u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike në vend që të mbështesin rrugën evropiane.
Siç e siguroi anëtarësimin në NATO, ashtu siç siguroi fillimin e negociatave me BE-në, ashtu edhe LSDM-ja së bashku me bllokun evropian do të sigurojnë anëtarësim në BE, me identitet të mbrojtur dhe të konfirmuar maqedonas, përkundër bllokadave nga OBRM-PDUKM dhe E Majta”, thonë LSDM.

MARKETING




You may also like