Lotito: Tudor u zgjodh për karakterin e tij të hekurt

by admin
Spread the love

Lotito “burgos” skuadrën pas humbjes me Udinesen, Sarri drejt largimit!

Lazio-Juventus zhvillojnë ndeshjen e dytë mes tyre brenda pak ditëve. Pas takimit të vlefshëm për javën e 30-të të Serie A, të cilën Lazio e fitoi me rezultatin 1-0, tani këto ekipe do të ndeshen për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Duke folur në prag të takimit që luhet këtë të martë, duke nisur nga ora 21:00 dhe që do transmetohet live në Shqip/Digitalb, presidenti i Lazio-s, Claudio Lotito nuk i kurseu lavdet për trajnerin Igor Tudor.

“E zgjodha atë për karakterin e tij të hekurt dhe dëshirën e tij për ta bërë këtë ekip, që e konsideron të fortë dhe konkurrues, të shprehet maksimalisht”-deklaroi ai,

Numri një i klubit Lazio-s i siguroi edhe trajnerit, siç raportojnë mediet italiane, një shpërblim prej 50 mijë eurosh për triumfin në Kupën e Italisë ndaj Juventus-it.

You may also like