LIVE MILAN-ROMA/ Pjesë e parë emocionuese, vendos goli i francezit Adli (VIDEO)

by admin
Spread the love

Milani pret Romën në supersfidën e javës së 20-të të Serisë A, me të dyja skuadrat që kanë detyrim fitoren.

Kuqezinjtë kërkojnë të ruajnë distancën me ndjekësit për një vend në zonën “Champions”, por dhe të shpresojë të futet sërish në luftën për titull.

Nga ana tjetër verdhekuqtë ndodhen në krizë rezultatesh, me fatin e Murinjos që ndodhet në fije të perit dhe një fitore e mundshme do i afronte ata akoma dhe më shumë në zonën “Champions”.

LIVE: MILAN – ROMA 1-0

Adli 11′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ Mbrojtësi Mançini ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet ndeshjen e radhës.

39′ Milani kërkon penallti për ndërhyrje të gabuar të Kristensen brenda zonës ndaj Loftus-Çik, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi. Vazhdon loja. (VIDEO) 

38′ Parades provon me një predhë nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

31′ Tjetër mundësi shënimi, Zhiru servir bukur brenda zonës për Pulisiç, i cili nuk koordinohet siç duhet, tentativa e tij devijohet në goditje këndi nga Spinacola. (VIDEO) 

30′ Majk Menja shpëton një gol të sigurt, duke i mohuar rrugën e rrjetës futbollisti Çelik. Vendimtare ndërhyrja e gardianit francez, që largon rrezikun në këndore. (VIDEO) 

29′ Një top i nisur si harkim nga Teo Hernandez përfundon në shtyllën e majtë pingule të portierit Svilar, shpëton për mrekulli porta e Romës. (VIDEO) 

27′ Pranë golit të dytë Milani që provon me Pulisiç, por tentativa e futbollistit ndalet nga portieri Svilar. (VIDEO)

11′ GOOOOL MILAN 1-0/ Zhbllokohet sfida, Adli kalon në avantazh kuqezinjtë pas një aksioni fantastik që u finalizua me sukses nga mesfushori francez! (VIDEO) 

6′ Minuta mjaft të mira për Romën, që ushtron presion në zonën e Milanit, por mungon saktësia para portës.

2′ Start emocionues me të dyja skuadrat që hidhen menjëherë në sulm, goditjen e parë nga këndi e fiton Roma pas një devijimi të portierit Menja.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

14546

PANORAMASPORT.AL

You may also like