LIVE ATLETIKO MADRID-INTER/ Raste të arta shënimi dhe në kohën shtesë, Lautaro dhe Depaj në kërkim të golit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Atletiko Madrid-Inter është padyshim sfida më interesante e kësaj faze në Ligën e  Kampioneve. Përballë vihen dy skuadra me shumë ambicie në këtë turne dhe rezultati i ndeshjes së parë ka lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit.

Zikaltrit fituan me rezultatin 1-0 ndeshjen e parë në fushën e tyre dhe tashmë kanë udhëtuar drejt Spanjës me qëllimin për të mbrojtur e administruar këtë avantazh minimal. Për vendasit, në duelin e sotëm kthehet në fushë Grizman i cili rreshtohet përballë Morata në një ndeshje që ka shumë rëndësi për fatin e sezonit.

Ndërsa te Interi, Inzagi rreshton si zakonisht nga minuta e parë në repartin e avancuar Lautaro Martinez dhe Turam. Ashtu siç pritej, Asllani kthehet në stol në këtë duel.

LIVE: ATLETIKO MADRID – INTER 2-1

Grizman 35′, Depaj 87′ / Dimarko 33′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet shtesa e parë! 

105′ Akordohen 3 minuta shtesë.

102′ Zëvendësim te Interi, largohet Turam, vendin e tij e merr Aleksi Sançez.

98′ Sërish shkëndija goli, pas një harkimi nga këndi, provon Lautaro Martinez me kokë, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

96′ Depaj për pak sa nuk shënon golin e dytë personal, pozicional portieri Zomer këtë herë që i thotë “jo” holandezit (VIDEO) 

93′ Tjetër mundësi shënimi për Interin me Turam, që nuk koordinohet siç duhet me kokë i vetëm brenda zonës, duke sfumuar një mundësi të artë shënimi. (VIDEO) 

91′ Starton shtesa e parë!

Mbyllet koha e rregullt, nuk ka ende verdikte për sa i përket kualifikimit! Dueli shkon në shtesa! 

90+3′ Te Atletiko nuk iu besojnë dyve, Rikelme shpërdoron një shans të artë thuajse me portën e boshatisur, duke falur kështu Interin (VIDEO) 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

87′ GOOOOL ATLETIKO 2-1/ Përmbyset rezultati, Depaj kalon në avantazh skuadrën e Simeones! Festë elektrizuese në stadium (VIDEO) 

85′ Shtylla shpëton Interin nga goli i dytë, me fat zikaltrit në këto momente, pas gjuajtje së Depaj!

84′ Inzagi kryen dy zëvendësimet e radhës, Barela dhe Dimarko largohen nga fusha në vend të tyre, Bisek dhe Fratezi.

81′ Tjetër mundësi ideale për gol e shfrytëzuar nga Interi, kësaj here ishte Barela, që pas asistit të Lautaro Martinez, doli i vetëm përballë portierit, por gjuajtja e tij ishte qendrore duke u ndalur me lehtësi nga Oblak. (VIDEO) 

79′ Simeone kryen dy zëvendësime të tjera, largohen Molina dhe Morata në fushë Barrios dhe Depaj.

76′ Shans i artë për Interin, Turam shpërdoron një mundësi të artë shënimi. Sulmuesi francez gjuan jashtë kuadratit, teksa më pas vendos duart në kokë. Reagim i ashpër edhe nga Inzagi. (VIDEO) 

75′ Atletiko sërish rrezikshëm, kësaj here me Rikelmen që provon, por tentativa e tij devijohet dhe shkon në këndore.

72′ Inzagi bën dy zëvendësime largohet Bastoni dhe Dumfris në fushë Açerbi dhe Darmian.

71′ Atletiko kryen dy zëvendësimet e para, largohet De Pol dhe Lino në lojë Korrea dhe Rikelme.

52′ Pranë golit të dytë Atletiko e Madridit me Grizman, por sërish protagonist portieri Zomer, që bën një pritje shpëtimtare. (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

42′ Ndërhyrje vendimtare e Pavar, që ndal një tentativë të rrezikshme të Grizmanit, duke i mohuar golin e dytë vendasve. (VIDEO) 

41′ Hermoso është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë!

35′ GOOOOOL ATLETIKO MADRID 1-1/ Festa zgjat vetëm 2 minuta, Antuan Grizman gjen golin e baraspeshës, pas një rrëmuje në zonën e Interit. (VIDEO) 

33′ GOOOOL INTER 0-1/ Zhbllokohet sfida, Dimarko kalon në avantazh skuadrën e Inzagit. Mbrojtësi nuk fal brenda zonës, duke goditur saktë me të djathtën pas asistit të Barelës. (VIDEO) 

28′ Pranë golit Atletiko Madrid me Alvaro Moratën, tentativa e tij me kokë ishte qendrore dhe u ndal nga portieri Zomer. (VIDEO) 

17′ Sërish rrezikshëm Interi, Lautaro Martinez provon nga distanca, topi devijohet nga një prej mbrojtësve dhe kontrollohet me vështirësi nga portieri Oblak (VIDEO) 

13′ Kundërsulm “vrastar” i Interit, Dumfris shpërdoron një rast të artë, teksa 2 tentativa e tij të njëpasnjëshme, u ndalën nga portieri Oblak (VIDEO) 

5′ Zomer bën heroin duke i mohuar golin futbollistit Lino, vendimtare pritja e portierit të Interit (VIDEO) 

3′ Vendasit e nisin në sulm sfidën duke ushtruar presion në zonën e Interit, por mungojnë tentivat konkrete!

1′ Starton supersfida!

FORMACIONET ZYRTARE

sdffdsdsffdsdsdfsfdsfds

PANORAMASPORT.AL

You may also like