LISBONË – Portugalia rikthen TVSH-në për dhjetëra produkte thelbësore

by admin
Spread the love

LISBONË, 5 janar /ATSH-ANSA/ – Me rihapjen e dyqaneve sot Portugalia ka vendosur TVSH (tatim mbi vlerën e shtuar) për të gjitha produktet esenciale të cilat ishin  pezulluar me urdhër të qeverisë.

E hyrë në fuqi më 18 prill për t’u përballur me rritjen e inflacionit, masa identifikoi një shportë me mbi dyzet produkte ushqimore duke përfshirë bukë, makarona, perime, mish dhe peshk, shumica e të cilave me TVSH në 6%.

Pezullimi i taksës fillimisht ishte menduar të zgjaste deri më 31 tetor, por u zgjat deri më 31 dhjetor dhe më pas u zgjat më tej me disa ditë për të lejuar që tregtarët të përshtateshin me tranzicionin pas festave të Krishtlindjeve.

Sipas një studimi të Bankës së Portugalisë të publikuar në tetor, nisma shërbeu për të mbajtur disa çmime më të ulëta, por tashmë pritet një rritje e cila mund të mos kufizohet në përqindjen përkatëse të vlerës së shtuar.

“Ka faktorë sezonalë që shkaktojnë rritje për disa prej këtyre produkteve”, theksoi Garantuesi i Çmimeve dhe Sigurisë Ushqimore, Luís Lourenço, i cili megjithatë siguron se inspektimet e rregullta në objektet tregtare do të vazhdojnë.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like