Lidhja Demokratike: Qeveria të mos rrisë artificialisht përqindjen e shqiptarëve, të shfuqizojë “balancuesin etnik”

by admin
Spread the love




Partia e Pavle Trajanovit kërkon që Qeveria të refuzojë propozimin për ndryshimin e balancuesit për punësimin e popullsisë jorezidente në administratën publike sipas rezultateve të censusit dhe rritjen e përqindjes së shqiptarëve në 29.5 për qind. Kjo zgjidhje do të thotë që çdo i treti punonjës në administratën shtetërore në të ardhmen duhet të jetë shqiptar, gjë që nuk korrespondon me përqindjen e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni (24,3 për qind) dhe do të prishë dukshëm imazhin etnik në administratën shtetërore në dëm të komuniteteve tjera, thuhet në reagimin e Lidhjes Demokratike të drejtuar nga Pavle Trajanov.

“Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sipas të cilit mërgimtarët me remitancat e tyre devizore kontribuojnë në stabilitetin financiar të shtetit, nuk është argument që duhet pranuar për ndryshimin e balancuesit. Shqiptarët e mërguar, por edhe maqedonas dhe pjesëtarë të bashkësive të tjera etnike që jetojnë jashtë vendit për më shumë se një vit, paguajnë taksa atje, punojnë atje dhe nuk mund të punojnë në të njëjtën kohë në dy shtete, pavarësisht nëse i ndihmojnë financiarisht familjet e tyre”, thuhet në reagimin e partisë.

Lidhja Demokratike rikujton se numërimi i mërgimtarëve jashtë vendit në regjistrimin e fundit si pjesë e numrit të përgjithshëm të popullsisë së Maqedonisë së Veriut, jo vetëm që nuk i ka respektuar standardet statistikore evropiane dhe botërore, sipas të cilave numërohet vetëm popullsia rezidente, por as nuk është evidentuar pasqyra e vërtetë e numrit të maqedonasve mërgimtarë, të cilët bojkotuan regjistrimin për shkak të thirrjes së disa partive politike.

Prandaj ndryshimi i përqindjes së shqiptarëve në 29.5 për qind në balancues është një rritje artificiale. Në vend që të ndryshojë përqindja e shqiptarëve në balancuesin për punësim në administratën shtetërore, i bëjmë thirrje Qeverisë të shfuqizojë këtë instrument, i cili deri më tani është dëshmuar si manipulues dhe i padrejtë”.

Partia vlerëson se “balancuesi etnik” diskriminon kandidatët e aftë dhe të kualifikuar për punë në administratën shtetërore për shkak të përkatësisë së tyre etnike. /SHENJA/


You may also like