Letra e Boki 13 – keqpërdoret emri i gjykatësit të ndjerë – Shqip

by admin
Spread the love

Boki 13 manipulon me opinionin, me Ligjin për procedurë penale dhe me të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë për të dënuarin, kurse në dëm të gjykatës dhe gjykatësit të ndjerë Ognen Stavrev – pwrcjell KlanM, reagimin me shkrim nga Gjykata Penale.

Lidhur me mendimet e dorëzuara nga ana e ekipit juridik të Jovanovskit, konform Rregullores gjyqësore, të njëjtat duhet të pranohen në gjykatë, përkundër dorëzimit pas sjelljes së vendimit me qëllim të shqyrtimit nga Këshilli Gjyqësor gjatë vendimit për ankesën – thuhet në komunikatë.

“Opinioni duhet ta dijë se i dënuari Jovanovski gjatë 6 muajve të kaluara, me leje të gjykatës, disa herë ka qenë i hospitalizuar dhe i janë lejuar të gjitha kontrollet e nevojshme që lidhen me situatën e tij shëndetësore. I njëjti gjatë gjithë kësaj periudhe duke filluar nga 25.07.2022, me disa ndërprerje, e deri më sot është akomoduar në klinikë adekuate” – thuhet në reagimin e Gjykatës Penale.

Gjykata Penale, sic percjell KlanM, bën thirrje që të mos manipulohet me opinionin me mënyrën “Monstruoze dhe Morbide”, sic e kualifikon Jovanovski, sic thonë, vecanërisht për shkak të keqpërdorimit të një gjykatësi të ndjerë.

You may also like