‘Lëre atë shtrigën, më merr mua’, fansat i shkruajnë Luizit. Ja si reagon Kiara, komenton edhe deklaratën e kunatit

by admin
Spread the love

Pak ditë më parë, moderatorja Kiara Tito vendosi t’i hapë një Instagram partnerit të saj, Luiz Ejlli. E ftuar një natë më parë në emisionin ‘Fan Club BBV’, Kiara u shpreh se ajo do ta menaxhojë rrjetin social të Luizit deri në momentin që ai do të lërë shtëpinë dhe më pas do t’ia dorëzojë atij.

Sakaq, moderatorja ka zbuluar edhe detaje në lidhje me mesazhet që vijnë në këtë profil, për njeriun e saj të zemrës. Duke qeshur ajo tha se ka edhe vajza që shkruajnë dhe thonë që ta lërë ‘shtrigën’ (referuar Kiarës) dhe të marrë fanset e tij.

“Vijnë shumë mesazhe nga e gjithë bota, ka edhe vajza që thonë çfarë e do atë Kiarën atë shtrigën më merr mua”, tha moderatorja e njohur duke qeshur.

Ndërkaq, ajo u pyet edhe në lidhje me komentin e bërë në një profil në Instagram në emër të kunatit të Luizit, Sokol Tahiri, me moderatoren që aludoi se adresa në emër të tij mund të jetë e rreme.

Instagramin që po e menaxhoj unë edhe katër ditë dhe do i dorëzohet Luizit në momentin që do dalë nga shtëpia. Nuk kam folur për këtë pjesë. Qarkullojnë edhe shumë lajme të rreme dhe janë hapur edhe shumë adresa false. Nuk di çfarë bëhet”

You may also like