Lejson Zeqiri largohet nga Prishtina dhe transferohet te skuadra tjetër kosovare

by admin
Spread the love

Basketbollisti Lejson Zeqiri është larguar nga Sigal Prishtina, por jo edhe nga Superliga e Kosovës. Zeqiri do të jetë pjesë e skuadrës së Bashkimit, te e cila u prezantua të enjten.

Zeqiri me Bashkimin ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni dhe shihet si përforcim i rëndësishëm për ekipin nga Prizreni.

Zeqiri, i cili luan në pozitën krah-qendër, ka qenë pjesë e Prishtinës prej edicionit të shkuar dhe me këtë ekip e fitoi Superkupën e Kosovës.

Këtë edicion, Zeqiri ka luajtur me një mesatare prej tetë pikëve, katër kërcimeve dhe një asistimi për ndeshje në elitën e basketbollit kosovar.

Bashkimi aktualisht zë vendin e gjashtë në Superligë me 17 pikë të mbledhura pas 13-të xhirove të zhvilluara. Ka regjistruar katër fitore karshi nëntë humbjeve, ndërsa Zeqiri te Bashkimi do të debutojë të shtunën në ndeshjen kundër Pejës.

You may also like