Largimi nga Big Brother dhe gjendja shëndetësore e motrës, flet Valbona Mema

by admin
Spread the love

Valbona Mema u largua nga shtëpia e Big Brother, pasi motra e saj ishte shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sonte ajo ishte e pranishme në studio, ku u shpreh se arsyeja e largimit ishte shumë e fortë. Motra e saj vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe ajo vendosi t’i qëndroi pranë në këto momente kritike për të.

Valbona tha: “Unë besoj se jam e fortë dhe do e përballoj këtë. Unë në shtëpi mora dhe dhurova shumë dashuri. Për të gjithë do kem shumë mall dhe mendoj se me të gjithë do jem miq jashtë.

E kam ëndërruar të kem një familje të madhe dhe unë ata i kam parë si familje. Luizin e kam brenda në zemër. Për mua është djalë, vëlla dhe do e dua gjithë jetën. Dhe me Armaldon do jemi miq të mirë.”

You may also like