”La Repubblica”: Klodian Leka forca e madhe e vullnetit

by admin
Spread the love

PARMA, 25 mars /ATSH/ – Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Parmës është diplomuari i pari student i verbër, shkruan gazeta italiane ”La Repubblica”.

Kledian Leka, 23 vjeç, një djalë me origjinë shqiptare me banim në Casalmaggiore (Kremones), në përfundim të kursit trevjeçar kaloi shkëlqyeshëm testin me rezultate të shkëlqyera titulluar ”Edukimi i Shkencave Kompjuterike. Strategjitë dhe mjetet për akses gjithëpërfshirës për studentët me aftësi të kufizuara në shikim”.

“Tema ime mund të jetë një manual për të ndihmuar fëmijët me dëmtime të plota ose të pjesshme të shikimit. Nuk kishte materiale mësimore për nxënësit e verbër, kështu që u nisa për të përkthyer dhe konvertuar të gjitha dokumentet tradicionale mbi të cilat ata studionin, në mënyrë që ato të ishin edhe të lexueshme edhe për ne të verbërit”, theksoi ai.

Klediani, si një pionier i vërtetë, u dha një pyetësor nxënësve të tjerë të verbër, në të cilin u kërkonte të tregonin propozimet dhe mbi të gjitha pengesat për të kapërcyer.

Përmbledhja e përgjigjeve u përfshi në tezë.

Gjatë rrugëtimit didaktik, ai takoi kolegë studentë, të cilët pas disa muajsh vendosën të largoheshin të dekurajuar nga vështirësitë dhe tani, falë angazhimit të tij, kanë shpresa më konkrete për të ecur përpara.

“Nga sot Universiteti i Parmës, dhe ndoshta universitete të tjera, do të kenë një pikënisje me të cilën do të krahasohen dhe nga e cila do të marrin frymëzim për të përmirësuar aksesin”, shton ai.

Kledian, i cili në moshën 11-vjeçare mbeti viktimë e një aksidenti që i hoqi shikimin është programues i një kompanie shumëkombëshe.

”Vazhdova të punoja, nga ora 08:00 deri në 13:00. Pastaj, nga ora 14:00 deri në 02:00 u angazhova për të studiuar. Nuk kam menduar kurrë të ndalem dhe të ndjej keqardhje për veten time dhe vendosa të luftoj për të realizuar të gjitha ëndrrat e mia”, shton ai.

Ai u diplomua si ekspert IT me notat më të larta.

Ai është i regjistruar në regjistrin kombëtar të mësuesve të IT dhe është kualifikuar për të trajnuar atletë të verbër pasi ka ushtruar atletikën në nivel garues për dy vjet.

Ai gjithashtu drejton një blog aksesueshmërie të quajtur ”Çelësi i aksesueshmërisë”./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like