Kur të ikë avioni dhe kujton se është autobus…. – Shqip

by admin
Spread the love

Një grua është arrestuar pasi hyri në pistën e fluturimit në aeroportin e Canberra-s në Australi për të ndaluar një fluturim që të nisej pa të.

Ngjarja e ndodhur pasditen e së mërkurës është regjistruar nga kamera e një kalimtari në aeroport.

Gruaja arriti të kalojë sigurinë e aeroportit dhe të vrapojë në pistë. Madje ajo u fut nën aeroplan, duke i sinjalizuar pilotit që ta linte të hipte në fluturimin e QantasLink për në Adelaide.

Piloti ose u lajmërua nga autoritetet e aeroportit ose e vuri re dhe mbylli motorët që mund ta kishin vrarë.

Dëshmitarët okularë thanë për mediat lokale se ishin të befasuar që askush nuk e ndaloi gruan. Ata shtojnë se ai “ajo u përpoq t’i bërtiste pilotit, për t’i tërhequr vëmendjen”.

 Fluturimet u vonuan për rreth 10 minuta.

Përfundimisht, gruaja u arrestua nga Policia Federale Australiane. /tesheshi.com/

You may also like