Kur do t’i publikojë Basha kandidatët për 6 Marsin? Flet Salianji

by admin
Spread the love

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha se emrat po kalojnë të gjitha etapat kolegjiale dhe shumë shpejt do të bëhen të ditur, ndërkohë që afati i fundit është data 9 shkurt.

“Ka vetëm një PD. Ky diskutimi që ka dy parti është i vazhdueshëm. Ka një qëndrim. Siç edhe po duket edhe ditët po e bëjnë të qartë që është një opozitë. Më vjen keq që një pjesë e ish kolegëve të foltores mbrohen nga Rama.

PS nuk ka ndonjë vështirësi sepse ka të njëjtën banditë. PD po bën një proces statutore. Duke nisur nga institucionet që janë zgjedhur me votë, duke marrë anëtarët e kryesisë dhe sekretarin që merret duke marrë mendimin. Kanë kaluar nga grupseksioni, në kryesinë e degës dhe pastaj do të vijë për tu marrë vendimi në kryesinë e PD. Duke kaluar kështu në të gjitha etapat kolegjiale. Jemi në hapat e fundit për kandidatët.

Do të ketë një proces që nis nga A te ZH dhe nuk përfundon në dualizëm. Shumë vendime po duket qartë se nuk ka ndonjë sekret tani, duket qartazi që ka pasur një imponim të caktuar nga ish lideri”, theksoi ai për Abc News.

You may also like