“Kundër mafias urbane” | Besar Durmishi: Këshilli i Tetovës shfuqizoi planin – prona do t’i rikthehet spitalit! – Shqip

by admin
Spread the love

Ka reaguar menjëherë Këshilli i Komunës së Tetovës, duke shfuqizuar planin e vjetër ubranistik për atë pjesë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i Këshillit, Besar Durmishi. Sipas tij, drejtuesit lokal janë të përkushtuar për një qytet të denjë për të jetuar dhe kundër mafias urbane në Tetovë. Me këtë vendim të këshillit, sipas Durmishti, prona e uzurpuar do t’i kthehet Spitalit të Tetovës.

“Pas shqetësimeve të ngritura nga drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, për pronen e uzurpuar nga mafia urbane, sot me vendim të këshillit komunal shfuqizuam pjesën e planit të vjetër urbanistik i cili ishte në kundërshtim me planin gjeneral urbanistik. Plani i ri do të hartohet me përfshirjen e qytetarëve dhe në kundërshtim me mafien urbane, për t’a kthyer atë pronë tek spitali i Tetovës, e assesi tek interesi privat”, ka shkruar kreu i Këshillit të Tetovës, Besar Durmishi./KlanMacedonia

You may also like