KSI rekomandon që të kërkohen dy doza vaksine për të hyrë në ambiente të mbyllura

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

MARKETING I PAGUAR POLITIK

paster

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka rekomanduar që të miratohet vendimi që në ambientet e mbyllura publike në vend të një doze, të kërkohen certifikatë për dy doza të vaksinës për Covid-19.

“Disa vende shkojnë drejt asaj që rekomandimi për vaksinë të jetë e detyrueshme, posaçërisht në disa sektorë. Ne ende nuk mendojmë për një gjë të tillë, por asgjë nuk përjashtohet. Do të shohim si do të jetë periudha e ardhshme. Do të shohim nëse do të ketë ndonjë ndryshim në situatën epidemiologjike. Do të shohim nëse ky mbulim me vaksinë edhe më tej do të ul numrat dhe do të zbatojmë këto dy punë, ndërsa në bazë të kësaj do të marrim vendime të reja”, u shpreh  Filipçe.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like