Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska ik nga pyetjet e gazetarëve – Shqip

by admin
Spread the love

“Qyteti mundet edhe pa transportuesit privatë”

“Kjo nuk është tema e konferëncës së sotme”. 

Në media paraqitet rrallë edhe atëherë kur paraqitet refuzon të përgjigjet në të gjitha pyetjet. Kështu bëri edhe sot kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

“Ju faleminderit. Dërgoni pyetjet në email”, deklaroi Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.

Qyteti i Shkupit mund të funksionojë edhe pa transportuesit privatë ndërsa fakti që askush nuk është paraqitur tek shpallja publike, sipas kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska flet shumë.

“Qyteti i Shkupit mundet edhe pa transportuesit privatë, e organizojmë transportin publik. Bëjmë reforma në transportin publik, do të hyjmë në procedurë për blerje të autobusëve të rinj ekologjik, diçka që është mbështetur edhe nga Këshillit për vitin e ardhshëm”, tha Arsovska.

Ndryshe Arsovska në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, paralajmëroi padi penale për fabrikën e çimentos “Titan Usje” për shkak se gjatë kontrollit inspektues është konstatuar se është tejkaluar kufiri i ndotjes së grimcave PM10, tre herë nga kufiri i lejuar.

“Gjatë matjeve të ajrit të ambientit në fabrikë janë vërejtur përqendrime të mëdha të grimcave të dëmshme, të cilat dukshëm kontribuojnë në përkeqësimin e cilësisë së ajrit në Shkup”, u shpreh Arsovska.

Arsovska paralajmëroi përforcim të kontrolleve dhe rritje të efikasitetit të inspektoratit të qytetit./KlanMacedonia

Përgatiti: Arbana Q. Klimenta

You may also like