Kryeministri Rama jep lajmin e shumëpritur: Hiqet kontrolli fizik i makinës kur ndërron pronësia

by admin
Spread the love

DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia, ku është vetë Kryeministri Edi Rama q ë e jep këtë lajm.

Postimi i Ramës:

Me këtë LAJM TË MIRË e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën.

Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Çertifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.

Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit u kursehen qytetarëve 90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit”, shkruan ai.

You may also like