Kryeministri Rama batuta me gazetarin që la Tiranën për Funarin: La gomerët e qytetit, për t’i parë hajrin gomaricave në fshat

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit Edi Rama, ditën e djeshme ishte në qytetin e Elbasanit, ku mes takimeve të shumta me qytetarët, Rama ishte prezent në ndarjen e certifikateve të mirënjohjes për qytetarët që kanë investuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre në Elbasan.

Midis shumë qytetarëve të vlerësuar, titullin e Mirënjohjes e mori gazetari që la gazetarinë dhe kryeqytetin për fshatin.

Elton Kikia, ka punuar prej 13 vitesh në Tiranë Rama-premton-nga-elbasani-do-krijojme-auto-moto-parkun-do-zhvillohen-gara-te-formula-1/si gazetar, por ai zgjodhi ta lërë jetën stresuese të Tiranës për të investuar në qytetin e tij.

Ai ka hapur një fermë gomaricash në Funar.

Teksa Rama i dha certifikatën e Mirënjohjes Kikias, tha me batutë: “Respekte! La gomerët e qytetit dhe erdhi për ti parë hajrin gomaricave këtu në fshat”.

You may also like