Krime, shuhet zjarri në depon e karburantit, i shkaktuar nga një sulm i mundshëm ukrainas

by admin
Spread the love

Një zjarr në një objekt magazinimi karburanti në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, i shkaktuar nga një sulm ukrainas me dron, është shuar, tha të shtunën guvernatori i emëruar nga Moska.

“Zjarri i hapur u shua në një sipërfaqe prej 1000 metrash katrorë”, tha Mikhail Razvozhaev në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ai tha më herët se nuk kishte patur të lënduar në këtë sulm dhe sipas informacioneve paraprake depoja është goditur nga dy dronë.

Sergei Aksyonov, guvernator i Krimesë i emëruar nga Rusia, tha në Telegram se forcat e mbrojtjes ajrore të shtunën rrëzuan dy dronë mbi Gadishullin e Krimesë.

“Nuk ka viktima apo dëme materiale”, tha ai.

Sevastopoli, qytet në gadishullin e Krimesë që Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, ka qenë nën sulme të përsëritura ajrore që kur Rusia e filloi sulmin naj tërë Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Zyrtarët rusë kanë fajësuar Ukrainën për sulmet. Një zëdhënës i forcave të armatosura të Ukrainës tha se ai nuk kishte asnjë informacion se Kievi ishte përgjegjëse për sulmin e së shtunës.

Rusia kreu sulme me raketa ndaj qyteteve anembanë Ukrainës të premten, duke vrarë të paktën 25 civilë në sulmet e para ajrore në shkallë të gjerë në gati dy muaj.

Ukraina tha se të paktën 23 civilë u vranë në qytetin qendror të Umanit dhe dy në qytetin juglindor të Dnipros gjatë sulmeve të së premtes. Disa prej viktimave ishin fëmijë./VOA


Top Channel

You may also like