KQZ-ja vendos për rinumërimin e 8 vendvotimeve për kryetar dhe 15 për kuvende komunale

by admin
Spread the love

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)
mori vendim për rinumërimin e një numri të vogël të vendvotimeve, të cilat nuk
kanë mundur të procedohen si të rregullta, për shkak të problemeve të natyrave
të ndryshme, kryesisht teknike, raporton Ekonomia Online.

Numri i vendvotimeve që do të
rinumërohen është 23 vendvotime, prej të cilave vetëm 8 për kryetarë të komunave
dhe 15 të tjera për kuvende komunale.

Procesi i rinumërimit të tyre do të
fillojë pasditen e së enjtes në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

KQZ-ja ka lënë të hapur mundësinë
që kësaj liste t’i shtohet edhe ndonjë vendvotim, i cili do të rinumërohet.

Sami Kurteshi i VV-së, kërkoi
sqarime përse po ndodhin gabime të kësaj natyre.

“Për gjitha këto sqarime dhe
rekomandime, po dua me ditë pse çdo herë këso lloj gabime po ndodhin. A po bëhen
qëllimisht apo jo”, tha ai, teksa edhe anëtarët tjerë kërkuan sqarime të
tilla.

Në Qendrën e Numërimit dhe
Rezultateve pritet që gjatë kësaj jave të fillojë edhe numërimi i votave me
kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave të ardhura përmes
postës nga votuesit jashtë Kosovës.

Për shpalljen e rezultateve përfundimtare
të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, KQZ-ja nuk ka dhënë akoma një datë të
saktë. Raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave do të mbahen më 14 nëntor.

You may also like