Kosova nuk ka pengesa ligjore për anëtarësim në KiE – Shqip

by admin
Spread the love

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, tha se departamenti ligjor në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka thënë se nuk ka pengesa ligjore që Kosova të anëtarësohet në Këshill të Evropës, raporton Shqip.

“Në Asamblenë Parlamentare kishim nevojë për 2/3 e votave dhe me një punë të madhe dhe koordinim ia arritëm. Departamenti Ligjor ka thënë se nuk ka pengesa ligjore, ndërsa, Bakoyannis ka ardhur në përfundim se tashmë janë kaluar kushtet për anëtarësim”, tha Ahmeti.

Këtë deklaratë, ai e ka bërë në një konferencë për media të përbashkët me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

LEXONI EDHE:

You may also like