Koncert në Klan Arena për Ditën e Çlirimit, hidhet Vallja e Librazhdit dhe për herë të parë e Bareshës

by admin
Spread the love

Sonte në Klan Arena do të ketë koncert në nderim të Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Ky koncert është bashkëpunim midis ansamblit “Shota” të Kosovës dhe Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve të Maqedoniusë së Veriut.

Drejtori i këtij të fundit, Shkodran Totaj, u shpreh i lumtur për këtë bashkëpunim.

“Ne Ansamblin ‘Shota’ e kemi pasur cdo herë inspirim për vepra, për cdo sen, dhe ja sonte bashkëpunimi i parë për Ditën e Clirimit dhe fillimin e turneut ballkanik të ansamblit tonë”, ka thënë Totaj për Klan Kosovën.

Ai tha se ka tre muaj që po punojnë në këtë koncert, teksa tha se në skenë do të vihet Vallja e Librazhdit, dhe premiera e Valles së Bareshës.

You may also like