Kompletohet java e 27-të e kampionatit – Fitojnë Shkëndija dhe Rabotniçki, barazon Struga TL – Shqip

by admin
Spread the love

LIGA E PARË: KOMPLETOHET JAVE E 27-të E KAMPIONATIT

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Në tre ndeshjet e javës së 27-të që u zhvilluan në pasditen e sotme vendasit shënuan dy fitore, ndërsa një ndeshje përfundoi me barazim.

Shkëndija para tifozëve që sot ishin në numër jo të madh me lojë atraktive dhe efikase shënoi fitoren më të thellë në kampionatin 2023/2024, duke mundur Sileksin 6-1 dhe vazhdon të mbetet në garë për titullin kampion. Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Endrit Krasniqi 2 gola (18; dhe 69’), Klisman Cake (55’), Muharem Trako (autogol 65’), Almir AganSpahiq (85’) dhe Florian Ramadani (87’), golin e nderit për Sileksin e shënoi Eftimov (35’)

Kampioni në fuqi Struga Trim Lum zhgënjeu në ndeshjen me Bregallnicën duke barazuar 2-2. Autor të golave për vendasit ishin Bunjamin Shabani dhe Besart Ibraimi nga penaltia, ndërsa për Bregallnicën Filip Stojçevski dhe Remzi Faik Selmani

Derbi i qytetit të Shkupit në arenën “Todor Proeski” i takoi Rabotniçkit që mundi Vardarin 2-0 me golat që i shëniuan Todorovski dhe Atdhe Mazari .

Ndërsa dje Shkupi mundi Makedobn9ja Gj.P 3-1, Gostivari – Tikveshin 2-1 dhe AP Brera – Voska Sportin 1-0. Pas javës së 27-të tabelën e kryeson Struga Trim Lum me 55 pikë, para Shkupi që ka 54 dhe Shkëndijës me 52-pikë

stadiumin

Rezultatet e xhiros së 27-të

Rabotniçki – Vardari 2-0
Struga Trim Lum- Bregallnica 2-2
Shkëndija – Sileksi 6-1
Shkupi – Makedonija Gj.P 3-1
Gostivari – Tikveshi 2-1
AP Brera – Voska Sport 1-0

Tabela: 1.Struga Trim Lum 55, 2.Shkupi 54, 3.Shkëndija 52, 4. Sileksi 37, 5.Tikveshi 36, 6.Gostivari 36, 7.AP Brera 33, 8. Rabotniçki 31, 9.Vardari 29, 10. Voska Sport 28, 11. Bregallnica 26, 12. Makedonija Gj.P 25 pikë

Në javën e 28-të, më 21 prill në ora 16:00, takohen:

Gostivari – AP Brera
Tikveshi – Shkëndija
Sileksi – Shkupi
Makedonija Gj.P – Struga TL
Bregallnica – Rabotniçki
Vardari – Voska Sport /tvklan.mk/

You may also like