Koment Live Teuta-Kukësi: Rast i artë për Teutën, Tafas bën mrekullinë

by admin
Spread the love

Teuta-Kukësi 0-0

26’ Goditje dënimi për Teutën në të majtë të sulmit. Kroson Boçi, por Tafas është i vëmendshëm dhe nuk lejon që topi të shkojë në rrjetë

24’ Rritet ritmi i ndeshjes dhe tashmë të dyja skuadrat orientohen më shumë drejt portës kundërshtare

20’ Provon edhe Beqja për vendasit nga distanca, por topi përfundon mbi traversë

19’ Rast i Artë për Teutën. Boçi futet në zonë dhe i vetëm përballë Tafas nuk arrin që të çojë topin në rrjetë, pasi portieri i Kukësit bën mrekullinë

15’ Minuta të qeta në Durrës. Asnjë nga skuadrat nuk arrin që të dominojë dhe loja është e përqendruar më shumë në mesin e fushës, aty ku luftohet për çdo top

10’ Kalojnë 10 minutat e para të sfidës në “Niko Dovana”. Skuadrat luajnë kujdesshëm, studiojnë njëra-tjetrën dhe mundohen që të zotërojnë mesfushën, por rastet e pastra mungojnë.

3’ Sërish Kukësi që rrezikon me Giasi. Sulmuesi futet në zonë, por Qirko është në pozicion dhe pret gjuajtjen e tij

1’ Kukësi shfaqet menjëherë agresiv. Haxhiu gjuan nga e majta, por topi i tij përfundon jashtë

1’ Nis sfida në “Niko Dovana”.

Sfida Teuta-Kukësi, që transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo do të hapë javën e katërt të kampionatit shqiptar të futbollit. Dy skuadrat kanë zhgënjyer në këtë start sezonal dhe nuk kanë provuar akoma shijen e fitores në Abissnet Superiore.

Rezultatet e dobëta i kushtuan vendin e punës teknikut Arapi dhe sot në krye të pankinës së Teutës do të debutojë Shkëmbi, që rikthehet sërish si trajner në Durrës. Një situatë problematike është edhe në kampin kuksian dhe tekniku Gega rrezikon seriozisht shkarkimin nëse vazhdohet me këto rezultate. Klubi verilindor ka marrë disa masa dhe pret reagimin e skuadrës sot në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Qirko, Marku, Idrizaj, Kuro, Kotobelli, E.Vila, L.Beqja, Karabeci, Boçi, Hebaj, L.Vila. Trajner. Bledi Shkëmbi

Kukësi: Tafas, Meksi, Ilieski, Ferreira, Ndreca, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Moraesh, Haxhiu, Zivokoviç, Giasi. Trajner. Skënder Gega

You may also like