Koment live Erzeni-Laçi 0-0: Anulohet nga VAR goli i Laçit

by admin
Spread the love

Erzeni-Laçi 0-0

29’ Erzeni fiton një goditje dënimi në krahun e majtë të sulmit. Topi krosohet në zonë po Ademi nuk arrin që ta devijojë drejt portës

23’ Provon nga distanca Borisiuk por gjuajtja e tij është shumë larg kuadratit

20’ Kalojnë 20 minuta lojë nga sfida e “Niko Dovanës”. Protagonist në këto minuta ka qenë VAR, që anulon një gol të shënuar nga Laçi për pozicion jashtë loje

17’ GOOOOOOOOOL Shënon Laçi me Spahiun. Goli verifikohet në Var dhe anulohet për pozicion jashtë loje të Spahiut

16’ Erzeni pretendon penallti. Ademi pengohet në zonë, por për gjyqtarin Meta nuk ka 11-metërsh

13’ Adeleke mundohet të përfitojë nga një gabim i Sadiki në mbrojtje dhe futet në zonë, por gjuajtja e tij devijohet në këndore

8’ Aksion i gjatë i Erzenit, por Kadriu tregohet individualist dhe nuk rrezikon dot portën e Dajsinanit

5’ Minuta më të mira për vendasit, që mundohen të spostohen në gjysmëfushën e Laçit.

1’ Nis sfida në “Niko Dovana”

Në “Niko Dovana” përballen Erzeni dhe Laçi në sfidën që mbyll ndeshjet e ditës së sotme të Abissnet Superiore në Oversport.

Pas suksesit përballë Partizanit, shijakasit kërkojnë një tjetër fitore, ndërsa miqtë nga Laçi kërkojnë të lënë pas krahëve këtë monent të vështirë, pasi kanë pësuar 3 humbje në 3 sfidat e fundit në kampionat.

Formacionet zyrtare

You may also like