Kjo mund të iu ketë ikur – Ronaldo ‘alla’ Werner, nuk arrinë të shënojë nga 2 metra distancë

by admin
Spread the love

Manchester United ia doli të fitonte 4-2 ndaj Leeds United në Elland Road në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq ishin në rrezik të humbnin dy pikë, por që në fund me dy gola nga Fred dhe Elanga, siguruan pikët e plota.

Mirëpo, kjo ndeshje nuk mund të thuhet se ishte e këndshme për Cristiano Ronaldon, që nuk arriti të realizonte.

Por, portugezi e kishte mundësinë të shënonte në minutën e 27-të, mirëpo dështoi të mposhte portierin e Leeds United nga afërsia.

Një gjë e tillë, 37-vjeçarit i ndodhi edhe në takimin ndaj Southamptoni, ku nuk arriti ta fuste topin në portën e zbrazët. 

You may also like