Kjo është e dashura e re e Gerard Pique, sa shumë po ngjanë me Shakirën – Shqip

by admin
Spread the love

Clara Chia Marti është 23 vjeç dhe punon në Kosmos, kompaninë e futbollistit Pique. Gerard Pique dhe Shakira dikur ishin një nga çiftet më të famshëm në botë para ndarjes së tyre në qershor, pas 12 vitesh së bashku.

Raportet sugjerojnë se pabesia e Pique ishte në qendër të ndarjes, me të dashurën e tij të re që kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me këngëtaren kolumbiane.

Mediet kanë punuar shumë për të zbuluar identitetin e saj,. The Sun zbuloi imazhin e parë të partneres së re të Pique, 23-vjeçares Clara Chia Marti.

E dashura e re e Piques duket si Shakira

Clara Chia Marti fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale në një përpjekje për të mbrojtur identitetin e saj pas lajmeve për ndarjen e Pique dhe Shakira.

Kjo nuk e ka penguar që të shihet në mbarë botën një foto e saj, e cila e tregon me flokë të gjatë, bjonde dhe tipare të ngjashme me atë të kolumbianes.

Pique e ka prezantuar atë me prindërit e tij

‘Chisme No Like’ raporton se lojtari i Barcelonës tashmë ka prezantuar të dashurën e tij të re me prindërit e tij, së bashku me dy fëmijët e tij, Sasha dhe Milan.

Shakira jeton në një shtëpi, aty është pishina dhe më pas është shtëpia e prindërve të Pique-s”, tha një nga drejtuesit e emisionit.

“Kështu që Shakira dëshiron të ndërtojë një mur që të mos mund të shohë vjehrrit e saj dhe Klarën.”

Çifti u takua përmes kompanisë së Pique, Kosmos, dhe me një burim që tha për The Sun, ata janë bashkë prej muajsh.

“Ajo është një studente që punon edhe për të në zyrën e tij, duke organizuar evente.

“Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh”, marre nga Marca, transmeton Botapress.info

You may also like