KIEV – Lubinets: Në dhomat e torturave mbaheshin edhe adoleshentë

by admin
Spread the love

ROMË, 19 nëntor /ATSH-ANSA/- Në dhomat e torturave ruse të zbuluara në Kherson kishte gjithashtu një qeli të veçantë ku mbaheshin adoleshentët, deklaroi sot komisioneri për të drejtat e njeriut në Parlamentin ukrainas, Dmytro Lubinets.

Lubinets tha në Telegram se banorët u ishin nënshtruar metodave brutale të torturës në rajonet e Kharkivit, Kievit dhe Chernihivit.

“Tani po përpiqemi të përcaktojmë moshën e tyre. Njerëzit thonë se disa nga fëmijët dukeshin sikur ishin rreth 14-vjeç”, tha ai.

“Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare humanitare, ne vërejmë një përkeqësim të trajtimit të civilëve ukrainas. Këto janë manifestimet më të këqija dhe më cinike të shkeljeve të Konventave të Gjenevës”, theksoi Lubinets. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKATAR 2022 – Ish-reporteri i Sky Sports, Swanson pranon homoseksualitetin e tij gjatë konferencës për shtyp me Infantino

You may also like