KIEV – Kuleba: Ndoshta një ditë trupat evropiane do të jenë në Ukrainë

by admin
Spread the love

KIEV, 25 mars /ATSH-ANSA/ – Megjithëse Ukraina nuk ka kërkuar kurrë “trupa luftarake evropiane në terren”, udhëheqësit e BE-së duhet të mësohen me idenë se kjo ditë mund të vijë, deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba në një intervistë.

“Unë jam plotësisht i vetëdijshëm se evropianët nuk janë mësuar me idenë e luftës. Por, kjo është një pakujdesi që evropianët nuk mund ta përballojnë as për veten e tyre dhe as për fëmijët e tyre. Ukraina mund të fitojë. Por, nëse Ukraina humbet, Putini nuk do të ndalet”, theksoi ai.

“Na jepni raketat ‘Patriot’. Nëse do të kishim mjaftueshëm sisteme të mbrojtjes ajrore, do të ishim në gjendje të mbronim jo vetëm jetën e njerëzve tanë, por edhe ekonominë tonë nga shkatërrimi”, ishte kërkesa e ministrit të Jashtëm të Ukrainës.

Marina e Ukrainës njoftoi se kishte rrëzuar anijen e madhe zbarkuese ruse ”Kostyantyn Olshansky”, të cilën Federata Ruse e kishte vjedhur nga Kievi në vitin 2014.

“Putin foli përsëri me veten sot gjatë një transmetimi televiziv. Edhe një herë ai fajësoi Ukrainën. Një krijesë e sëmurë dhe cinike. Në mendjen e tij, të gjithë janë terroristë përveç tij, pavarësisht faktit që është ushqyer nga terrori për dy dekada”, shkroi presidenti Zelensky në X.

“Putini është vitrina më e madhe e terrorit. Ai dhe shërbimet e tij speciale. Kur të zhduket, do të zhduket edhe kërkesa për terror dhe dhunë, sepse është e tij. Nuk është e askujt tjetër”, shtoi ai./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like