Këto ushqime ju ndihmojnë të qetësoni nervat dhe të largoni stresin

by admin
Spread the love

Stresi në punë duket se është bërë mbizotëruesi më i madh i llojeve të streseve në përgjithësi. Ekspertët rekomandojnë kurën më të mirë, atë të zgjedhjes së ushqimeve antistres. Sipas disa studimeve të fundit psikologjike botërore, shtatë në dhjetë njerëz vuajnë për shkak të organizimit, prej ngarkesës dhe orareve të punës.

Në qoftë se, kur jeni në punë nuk mund të ndërhyni drejtpërdrejt, ju mund të kujdeseni për veten duke zgjedhur ushqimin. Duhet të mbështeteni tek antioksidantët ose tek ushqimet që luftojnë radikalet e lira; te fruta dhe perimet me ngjyrë: ngjyrë të kuqe dhe violë në veçanti. Dhe jo vetëm kaq.

Lajme të mira ka edhe për të gjithë ata që pëlqejnë ëmbëlsirat. Për shembull, mund të hani çokollatë, sepse ajo përmirëson humorin, funksionon si antidepresiv natyral, ju fal energji dhe futet direkt në veprim, mjafton që mos ta ekzagjeroni. Po kështu ju mund të zgjidhni edhe ndonjë gotë verë.

Ndërkohë, nëse i gjithë trupi është nën stres, më mirë të shfrytëzoni të mirat e qumështit të fermentuar që forcon sistemin imunitar. Edhe disa ushqime të tjera të vëna rregullisht në tryezë mund të qetësojnë nervat tuaja, si: qumështi, çokollata, stikat, arrat, limoni, thjerrëzat, çajrat, kosi etj.

You may also like