Kënga “Hana” e Fifit, DJ PM dhe DJ Dagz renditet e 27-ta në botë

by admin
Spread the love

Tre artistët nga Kosova, Fifi, DJ PM dhe DJ Dagz së fundmi lansuan bashkëpunimin e ri muzikor.

Kënga “Hana” që u realizua edhe me klip u prit mirë nga fansat e tyre dhe tashmë është kthyer në hit.

Përveç kësaj projekti ka arritur edhe një sukses tjetër të madh, duke u renditur e 27-ta në videot muzikore në të gjithë botën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fifi përmes një postimin në InstaStory ku shihet renditja globale e këngëve.

“Hana po çmendet, e 27-ta në listën e trendëve në të gjithë botën. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Fifi sipër postimit.

Ndërkohë, tashmë kënga numëron mbi një milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Kujtojmë që ky bashkëpunimi vjen pas pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP që përfundojë me 18 shkurt, fitues i të cilit u shpall balerini Ilir Shaqiri.


You may also like