katërnjakë me spermën e të shoqit në burg – Shqip

by admin
Spread the love

Një grua palestineze kohët e fundit lindi katërnjakë përmes fekondimit in vitro duke përdorur spermën e burrit të saj të burgosur, pasi arriti ta nxirrte fshehurazi nga një burg izraelit ku ai mbahet për 15 vjet, tha sot familja e saj.

Ahmad Shamali, 37 vjeç, mbahet në burgun Nafha që nga viti 2008, i dënuar për tentativë vrasje, sipas shërbimit të burgut të Izraelit.

Gruaja e tij lindi tre djem dhe një vajzë në spitalin Makasset në Jerusalemin Lindor, ku u dërgua me urgjencë për shkak të komplikimeve në shtatzëninë e saj. Të dielën, ajo u kthye në Sazaya, në Gazën perëndimore, tha nëna e Ahmedit, Naja Shamali. Pas dy tentativave të dështuara të IVF-së, “djali im, i cili është i burgosur, pati fatin të kishte katërnjakë pasi nxorri në mënyrë të paligjshme spermën nga burgu”, shtoi ai, pa dhënë detaje se si u bë kjo.

Shërbimi i burgjeve nuk ka dashur të komentojë këtë informacion. Në të kaluarën pretendohej se këto ishin “thashetheme” të paprovuara.

Umm Ubeida Shamali, 34 vjeç, ishte shtatë muajshe shtatzënë kur pati komplikacione dhe lindi katërnjakët, të cilët u shtruan në spital për 45 ditë, shpjegoi vjehrra e saj, duke mbajtur në krahë dy nga nipërit e saj.

“Gëzimi ynë nuk do të jetë i plotë pa lirimin e babait të tyre, që ai të jetë me ta dhe të kujdeset për ta”, tha Shamali duke sqaruar se djali i saj vuan dënimin me 18 vite burg.

Sipas Shoqatës së të Burgosurve Palestinez, 122 fëmijë kanë lindur me spermë të kontrabanduar nga burgjet izraelite që nga viti 2012. “Ne i quajmë këto foshnje ambasadorë të lirisë”, tha Kandura Fares, presidentja e kësaj organizate që mbron të drejtat e të burgosurve palestinezë. Disa familje kanë thënë se të burgosurit e kanë fshehur spermatozoidin në sende të vogla, si stilolapsa, të cilat ua kanë dorëzuar në stacionin e vizitës ose ua besojnë shokëve të burgosur që do të liroheshin.

Një prej betejave palestineze me Izraelin është e ajo pjellorisë, e fituar tashmë. /tesheshi.com/

You may also like