Karma: ‘El Comerio’: Clara Chía e ka tradhëtuar Pique me Pep Guardiolan!..

by admin
Spread the love

“El Comercio” në Spanjë “hedh bombën” duke aluduar se e dashura e Gerard Pique, Clara Chía, e cila thuhet se ishte shkaktare që ish-mbrojtësi katalanas të ndahej nga Shakira, e ka tradhëtuar me Pep Guardiolan.

Portali në fjalë shkruan, se biondja 23-vjeçare ka pasur një histori sekrete me trajnerin aktual të Manchester City, i cili ka drejtuar Pique në fushën e lojës deri në vitin 2013 kur u largua nga Barcelona.

Edhe pse një hipotezë e pavërtetuar, mediat shtojnë, se pasi mësoi për tradhtinë e Pique me një avokate të re, Clara Chía, u hakmorr duke flirtuar me ish-trajnerin e tij.

Gjithsesi, çifti duket se nuk është shqetësuar aspak nga këto zëra, sepse nëse hedhim një vështrim të shpejtë në Instagram, lidhja e tyre vijon e qetë./Botapress.info/

You may also like