Kapllani: Skuadra luftoi, sakrifikoi, duroi dhe mori atë që donte në Shkodër

by admin
Spread the love

Trajneri i Erzenit Xhevahir Kapllani ka folur për Oversport pas barazimit ndaj Vllaznisë.

“Jam i kënaqur, sepse skuadra luftoi, sakrifikoi, duroi dhe mori atë që donim këtu në Shkodër. Skuadra reagoi pasi pësoi gol, ku do shkojë ky Erzen? Na pret një udhëtim i vështirë, shpresojmë që të vazhdojmë sa më gjatë kështu. Me këtë moral dhe entuziazëm të vazhdojmë edhe në këto tre ndeshje që kanë mbetur.

Alan? Është një lojtar i rëndësishëm, por nuk ka qenë mirë fizikisht. Donim ta fusnim në lojë që më përpara, por pësuam golin e dytë dhe më pas ndryshuam skemën. Nuk vodhëm asgjë në Shkodër, kishim ardhur për dy rezultate pozitive”, ka thënë Kapllani. / Oversport.tv

You may also like