Kapitenët e Premierligës do të mbajnë shiritin me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në shenjë mbështetjeje gjatë pushtimit rus

by admin
Spread the love

Kapitenët e skuadrave të Premierligës angleze do të mbajnë shiritin me ngjyrat verdhë dhe kaltër këtë fundjavë në shenjë mbështetjeje për Ukrainën gjatë pushtimit rus që ka nisur tash e tetë ditë.

Klubet elitare ranë dakord të bëjnë gjestin e unifikuar dhe atyre brenda fushës do t’u kërkohet të heshtin përpara fillimit të ndeshjeve, njofton TheSun.

Ekranet e mëdhenj dhe tabelat rrethuese do të shfaqin mesazhin “Futbolli qëndron së bashku” në sfondin e ngjyrave të flamurit ukrainas.

Një zëdhënës i Premierligës tha: “Ky mesazh solidariteti do të jetë gjithashtu i dukshëm për fansat në mbarë botën nëpër kanalet dixhitale të Premieligës.

“Logot dhe profilet në ato platforma do të ndryshojnë për të përfaqësuar ngjyrat e flamurit ukrainas, i cili gjithashtu do të shfaqet në transmetimet e ndeshjeve si në MB ashtu edhe jashtë saj”.

You may also like