Kapet 19 vjeçarja që vodhi beben nga spitali pas shtatzanisë së rreme në Brazil (fotot)

by admin
Spread the love

Cauane Malaquias Costa u gjet në shtëpi me të sapolindurin në krahët e saj, pasi gënjente prej javësh familjarët e saj se kishte qenë shtatzënë.

19-vjeçarja kishte vjedhur beben nga njësia e maternitetit të spitalit por për fat u gjet dhe u arrestuar pas gjurmimit nga kamerat e sigurisë.

Costa tha në polici se kishte vjedhur të sapolindurin në spital pasi kishte gënjyer të dashurin duke i thënë se ishte shtatzënë kur në fakt nuk ishte.

Një ditë para se të vidhte të voglin  Ravi, adoleshentja kishte vizituar spitalin në Rio de Janeiro, Brazil për të vizituar një mikeshën e saj në repartin e maternitetit, që sapo kishte lindur.

Më pas ajo ishte rikthyer aty dhe kishte pritur derisa nëna e Ravi, Nivea Maria dhe gjyshja e tij të binin në gjumë, para se të hynte në dhomë e të merrte beben.

Ishte gjyshja e tmerruar e Ravi që kishte dhënë alarmin dhe policia më pas gjurmoi lëvizjet e Costa në kamerat e sigurisë, ku ajo ishte parë duke dalë nga spitali me një çantë të mëdha në orët e para të mëngjesit, shkruanin mediat vendase.

Oficeri Mario Andrade, tha në konferencë: “Ajo kishte vizituar mikeshën e saj por kishte dalë duke parë nëpër korridor, duke u bërë e interesuar të Ravi i vogël, të cilin e kishte rrëmbyer disa orë më vonë.”

“Cauane përfitoi kur të afërmit të flinin dhe e mori beben”, tha ai duke shtuar se pas raportimit, policia ishte ndihmuar dhe nga denoncimet e fqinjëve të Costa që ishin habitur nga shfaqja e papritur e një bebeje të sapolindur me të.

Kur policia erdhi në shtëpinë e saj Costa fillimisht pretendonte se ishte nëna e Ravi.

Andrade shtonte: “Kur u pyet se përse e bëri, ajo qëndronte e heshtur, por ne besojmë se donte ta rriste si fëmijën e saj pasi i kishte gënjyer të dashurit se ishte shtatzënë”.

Bebja Ravi raportohet se është në shëndet të mirë dhe është ribashkuar me prindërit Nivea dhe babanë Matheus Maranhao.

Policia tha se Costa është akuzuar për rrëmbim fëmije dhe përballet me gjashtë vite burg.