Kapelo ka kritika për Inzagin: Ndoshta Interi nuk deshi ta fitonte ndeshjen

by admin
Spread the love

Fabio Kapelo mendon se Interi bëri shumë pak për të fituar ndeshjen ndaj Real Sociedad dhe tashmë e sheh veten në vendin e dytë në grup dhe me një short aspak të lehtë për turin tjetër të Ligës së Kampioneve. Ish-trajneri i njohur italian theksoi se gabimi kryesor sot ishte që nuk u aktivizuan bashkë dyshja Lautaro-Turam.

“Lautaro dhe Truam do të kishin bërë diferencën, ndoshta në fund Interi nuk deshi të fitonte. Ekziston keqardhja që nuk i vendosën të luajnë bashkë. Nëse do të fitosh, duhet që këtë dyshe ta vendosësh të luajë bashkë.

Unë nuk pashë asnjë nga Real Sociedad të hidhej në tokë dhe të rrotullohej për të humbur kohë. A e dini përse? Pasi gjyqtari nuk vërshëlleu asnjëherë. Në Itali gjyqtarët penalizojnë shumë nga kjo pikëpamje”, tha Kapelo pas përfundimit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

You may also like