Kafu: Ronaldinjo është rivali më i fortë, e pashpjegueshme se çfarë bënte me topin! Ja rekordi për të cilin jam më shumë krenar…

by admin
Spread the love

Ish-mbrojtësi i Milanit, Kafu ka dhënë një intervistë të gjatë për ‘Il Messaggero’ ku foli për futbollistin më të fortë që i ka shkaktuar vështirësi. Ai gjithashtu u ndal tek titujt e fituar me klubet por edhe me kombëtaren e Brazilit.

“Më i forti nga të gjithë me të cilin kam luajtur është padyshim Ronaldinjo. Ajo që e pashë të bënte me topin është e pashpjegueshme. Pastaj vjen fenomeni Ronaldo. Nëse nuk do të ishte lënduar do të kishte thyer çdo rekord. E treta? Unë jam vërtet në telashe. Sepse kam luajtur me njerëz shumë të mirë nga Shevçenko te Rivaldo, duke kaluar nga Sedorf, Pirlo, Toti, Djalminja, janë kaq shumë. Madje për një kohë mendoja se Pato mund të bëhej qendërsulmuesi më i fortë në botë. Nëse vërtet duhet të them një emër, do të zgjedh Totin. Po, Françesko e meriton.”

Titujt në karrierë- “Në karrierën time kam fituar diçka… Dy Kupa Bote, dy Kupa të Amerikës, një Kupë Konfederatash, dy tituj në Itali, një në Brazil, një Champions, dy Superkupa italiane, dy Libertadores, dy Kupa të Amerikës së Jugut, një Superkupë të Amerikës së Jugut, dy Kupa Ndërkontinentale plus Kupën e Botës për Klube, një Kupë të Fituesve të Kupave, një Superkupë Evropiane… kushedi nëse po harroj diçka. Megjithatë rekordi që më pëlqen më shumë është të jem i vetmi futbollist në histori që ka luajtur tre finale radhazi të Kupës së Botës.”

Mbrojtësit e tij të djathtë të preferuar- “Më pëlqen Uoker nga Siti, Hakimi nga PSG dhe Aleksandër Arnold nga Liverpul”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like