Juventus gjen pasuesin e Di Marias, rikthen një ish në skuadër

by admin
Spread the love

Juventus dhe Angel Di Maria do të ndajnë rrugët në fundin e këtij sezoni teksa argjentinasi do të provojë një eksperiencë të re pas Italisë.

Nisur nga mosha e Di Marias, kërkesat e larta financiare, por edhe pakënaqësitë e lojtarit me trajnerin Massimiliano Allegri, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” vendosën të mos rinovojnë kontratën e sulmuesit anësor.

Nga ana tjetër, drejtuesit e italianëve kanë nisur tashmë punën për të zëvendësuar 35-vjeçarin teksa i preferuari edhe si një alternativë “low cost” është Riccardo Orsolini. Lojtari që ka një kontratë deri në vitin 2024 me Bolognan, e ka veshur edhe më parë fanellën e Juventusit kur bardhezinjtë e transferuan nga Ascoli në moshën 20-vjeçare si një talent me shumë perspektivë.

Por, në atë periudhë Orsolinit nuk iu besua një vend në skuadrën e parë duke përfunduar në huazim tek disa klube. Megjithatë, tashmë në moshën 26-vjeçare mund të jetë edhe momenti i duhur për t’u bashkuar me bardhezinjtë që në fakt nuk janë të vetëm në garë pasi për Orsolinin ka shfaqur interes edhe Lazio me Fiorentinën./ Shqip


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like