Jonuzi: Së shpejti dalin të gjithë minatorët që mbetën të ngujuar në Trepçë

by admin
Spread the love

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth 40 minatorë të minierës Trepça kanë mbetur të bllokuar si pasojë e prishjes së një ashensori.

Klankosova.tv e ka kontaktuar kryetarin e sindikatës Trepça, Ibrahim Jonuzin, i cili ka bërë të ditur se së shpejti pritet të dalin minatorët që mbetën të ngujuar si pasojë e prishjes së liftit.

“Si pasojë e një defekti në ashensor, prej orës 3:00 të mëngjesit kanë mbetur të ngujuar rreth 40 minatorë. 10 prej tyre kanë dalë përmes shkallëve të daljes së dytë dhe 30 qëndrojnë në minierë”.

“Por, për 20 minuta shpresojmë se do të dalin të gjithë. Është një alternative tjetër me mjetin që e bëjmë nxjerrjen e xehes për mos t’i lënë të ngujuar ata [minatorët] dhe pastaj të fokusohemi te defekti”.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

Prishet ashensori, bllokohen 40 minatorë të Trepçës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv

You may also like