“Jo, faleminderit”, Zidane refuzon “thirrjen e gjakut”

by admin
Spread the love

Drejtuesit e Federatës Algjeriane të Futbollit kishin një ëndërr të madhe për stolin pas shkarkimit të Djamel Belmadi pas eliminimit nga Kupa e Kombeve të Afrikës.

Zinedine Zidane ishte dëshira e madhe, por 51-vjeçari i lindur në Marseille, ka refuzuar postin e trajnerit të kombëtares së vendit të origjinës së prindërve të tij.

Zizou qëndron pushim prej verës së vitit 2021. Kur i dha fund aventurës së dytë si trajneri i Real Madrid, klub me të cilin ka fituar si futbollist dhe trajner.

Drejtuesit e futbollit algjerian kontaktuan Zidane. Por ky i fundit refuzoi propozimin duke theksuar se nuk ka ndërmend për momentin t’i rikthehet profesionit të trajnerit.

E ardhmja e tij pritet të jetë futbolli europian. Pavarësisht se shumë klube janë përfolur, Zidane akoma nuk po vendos për t’u rikthyer në pankinë./ Super Sport


Top Channel

You may also like