Jeta e shtrenjtë e Mozzik – për një dukje shpenzoi afro 38 mijë euro

by admin
Spread the love

Ai tanimë shquhet për jetën luksoze që bën dhe këtë veçse e ka dëshmuar herë pas here.

Bëhet fjalë për reperin nga Ferizaj, Mozzik, i cili falë karrierës së bujshme ka arritur të sigurojë një jetë të mirë.

I njëjti komentohet shpesh për veshjet e markat e ndryshme dhe për një gjë të tillë ka marrë vëmendjen edhe së fundmi.

Sipas faqes ‘Shqip Closet’, Gramos Aliu (emri i plotë) shpenzoi afro 38 mijë euro për vetëm një dukje.

Syzet e brendit ‘Bottega Veneta’ të artistit kushtojnë 450 euro, ndërkohë që xhaketa nga e njëjta firmë ka vlerën e 2 mijë e 650 eurove.

Triko e bardhë e markës ‘Nautica’ kushton 70 euro, kurse tutat sportive ‘White Joggers’ kanë vlero afro 90 euro.


Çanta po ashtu e brendit ‘Bottega Veneta’ ka kaluar shifrën e 2 mijë e 700 eurove dhe ora ‘Rolex’ me mbi 31 mijë euro.

Mozzik edhe këtë verë ka qenë shumë aktiv e i angazhuar me mbrëmje e koncerte.


You may also like