Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan, reagimi i Alex Rodriguez nuk pritej – Shqip

by admin
Spread the love

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan të dielën në Las Vegas dhe sigurisht që dasma e tyre u përfol në të gjithë mediat, që nga ceremonia sekrete tek fustanet e nusërisë. Por tani vëmendja është kthyer tek ish-i fejuari i J.Lo-s, aktori Alex Rodriguez me të cilin këngëtarja u përfol se do martohej, përpara se të rikthehej me Affleck. Ky i fundit u rishfaq në rrjete sociale, duke injoruar faktin që J.Lo u martua gjatë fundjavës.

Alex publikoi një video në Instagram nga në një vend pa lokacion duke u kërkuar ndjekësve të tij të gjenin se cilin vend po vizitonte.

Megjithatë duket se Alex nuk mban inate me divën e muzikës. Një burim i afërt i tij zbuloi për US Ëeekly “ai është i lumtur për yllin dhe i lumtur që ajo është me personin me të cilin është destinuar të jetë.”

You may also like