Java e surprizave në Superiore, shkëlqejnë “të voglat”! Ikën një tjetër trajner

by admin
Spread the love

Është mbyllur java e 4-t e Abissnet Superiore, një event që transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo, që ka dhuruar rezultate surprizë dhe zhvillime të reja në futbollin shqiptar.

Kjo javë ka folur për të ashtuquajturat ekipe të vogla, si Erzeni, Egnatia apo Bylis, që kanë triumfuar përballë skuadrave favorite për të fituar titullin kampion. Ka ardhur edhe ndryshimi i dytë në stol, pasi Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i Kukësit dhe në vend të tij në pankinë do të ulet Enkeleid Dobi.

Shijakasit i shkaktojnë humbjen e parë sezonale Partizanit (që vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes), ngjiten në vendin e dytë në renditje dhe janë të vetmit të që nuk kanë pësuar gol dhe humbje në kampionat.

Bylisi i shkakton humbjen e radhës Laçit dhe ngjitet në vendin e tretë në renditje, ndërsa Egnatia gjunjëzon Vllazninë me një fitore të pastën dhe bindëse në Rrogozhinë.

Tirana barazon pa gola përballë Kastriotit në Kamëz dhe i njëjti rezultat shënohet edhe në sfidën Teuta-Kukësi. Ky rezultat i kushton vendin e punës tekniku Gega dhe tashmë në krye të stolit të Kukësit është ulur Enkeleid Dobi, që është prezantuar gjatë ditës së sotme. / Oversport.tv

You may also like