Janë sekuestruar afër shtatë mijë copë mjete piroteknike, tre persona janë privuar nga liria në rajonin e Gostivarit

by admin
Spread the love

Nëpunësit policorë nga departamenti policor Gallate dje në tre objekte tregtare në fshatrat Negotinë dhe Dobridoll të Gostivarit kanë gjetur rreth 6.964 mjete piroteknike, informojnë nga SPB Tetovë.

Pas aksionit janë privuar nga liria tre persona.

“Në periudhën nga ora 16 e 50 minuta deri në orën 19 e 10 minuta janë privuar nga liria I.D (61) me 3826 copë të konfiskuara dhe H.J.(49) me 2895 copë të konfiskuar, të dy nga Negotina dhe është marrë në paraburgim G.R.(60) nga Dobridoli me 243 copë”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Mjetet e gjetura piroteknike janë fotodokumentuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tre personave do të vijojnë parashtresat e duhura.

Në dy aksionet e fundit në rajonin e Pollogut janë marrë mbi 15 mijë copa mjete piroteknike, më së shumti fishekzjarrë dhe të ngjashme.

MARKETING



You may also like