Jahti i Jeff Bezos ankorohet në Durrës – Shqip

by admin
Spread the love

127 m i gjatë, i dyti më i madh në botë

Një prej jahteve më të mëdhenj me vela në botë, “Koru” është ndalur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.

Jahti me gjatësi 127 metra dhe që mban flamurin e Ishujve Kajman thuhet se është në pronësi të miliarderit amerikan Jeff Bezos.

Autoriteti Portual në Durrës tha se jahti po qëndron në kalatën 4 për të kryer disa shërbime dhe më pas do të vijojë lundrimin drejt Italisë.

Me një vlerë prej 500 milion dollarësh, prodhim i vitit 2023, ai është jahti i dytë më i madh me vela në botë.

Sipas autoriteteve 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçiera janë ndalur gjatë këtij sezoni në Portin e Durrësit.

Tv Klan

You may also like