Ja faji i ndërkombëtarëve për krizën në veri – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri Kurti jua ka faturuar ndërkombëtarëve përgjegjësinë për atë që ndodh në veri, duke pretenduar se tensionimi i situatës ka ardhur pikërisht nga qëndrimet e tyre.

“Nuk kemi ne faj që Beogradi e kërcënon apo i bën oferta që dy ditë para zgjedhjeve të tërhiqet nga gara. Aleksandër Jabllanoviç doli nga fushata, ka qenë fituesi i sigurtë. Ndërkombëtarët të merren me këtë. Edhe ai të ishte kryetar komune njësoj do ta mbroja me polici nga sulmet e atyre ekstremistëve të dhunshëm që nuk i barazoj me komunitetin serb. Madje serbët janë në hall me ta. Krimi ka emra të personave të veçantë jo të një komuniteti”, sqaroi kryeministri gjatë një dalje në media paraditen e kësaj të enjteje.

Mes të tjerash, Kurti shtoi se në 17 mars, ndërkombëtarët e patën siguruar se do të bindnin Listën Serbe të hynte në zgjedhje për komunat në veri nëse do të zgjatej afati për regjistrim. Por siç shtoi ai. nuk mund të bënin që Lista Serbe të merrte pjesë me pahir në zgjedhjet e zhvilluara.

“Më 17 mars neve ndërkombëtarët na premtuan, nëse bëhet aneksi i zbatimit në Ohëri u garantojmë se Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje. Unë kam qenë i gatshëm që Lista Serbe të merrte pjesë në zgjedhje, dhe u zgjat afati i regjistrimit në zgjedhje. Pavarësisht kësaj Lista Serbe nuk aplikon për t’u regjistruar, tani çfarë të bëjmë ne? Nuk i marrim dot me zorr t’i fusim në zgjedhje. Ndërkombëtarët na patën premtuar se do e zgjidhnin këtë”, arsyetoi Kurti.

Në aksionin e tij politik, kreu i qeverisjes së Kosovës nuk po pranon “në ëverbëri” direktivat perëndimore. Kjo e ka vënë atë në një pozicion sa të urryer për një pjesë e sa të pëlqyer për një pjesë tjetër të shoqërisë e mendimit politik e analitik. /tesheshi.com/

 

You may also like