Ja cilat janë shtetet që e njohën Kosovën si të pavarur më 18 shkurt të vitit 2008

by admin
Spread the love

Dje Kosova ka shënuar 14 vjetorin e Pavarësisë. Kjo datë u shënua me shumë aktivitete nga krerët shtetërorë e më gjerë.

Pas 14 vitesh pavarësi, Kosovën e kanë njohur 117 shtete, me të fundit njohje nga Izraeli.

Por kush e njohu Kosovën si Republikë një ditë pas shpalljes së pavarësisë?

Afganistani, Britania e Madhe, ShBA-të , Franca, Shqipëria, Turqia, Tajvani si dhe Organizata e Bashkëpunimit Islam e njohën Kosovën si shtet të pavarur, sovran dhe demokratik ende pa i mbushur 24 orë si shtet.

Megjithatë, janë edhe  79 shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, mes tyre pesë shtete anëtare të BE-së, si dhe dy shtete me ndikim në botë, Kina dhe Rusia, shkruan Klankosova.tv.

Ekzekutivi kosovar ka premtuar lobim për njohje të reja, ndërkohë që një marrëveshje finale me Serbinë dhe njohja nga ky shtet fqinj konsiderohet si çelës për njohje nga shtetet anëtare të BE-së, Kina, Rusia dhe nga shtete tjera.

 

 

You may also like