ITALI – Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme për të përballuar refugjatët ukrainas

by admin
Spread the love



ROMË, 1 mars /ATSH-DPA/- Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të vitit për të përballuar fluksin e pritshëm të refugjatëve nga Ukraina, njoftoi të hënën Këshilli i Ministrave në Romë.

Prandaj, qeveria mund të marrë masa emergjente në raste të caktuara pa konsultime paraprake në parlament.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, Italia, shtëpia e një komuniteti të madh ukrainas ku numërohen rreth 250 000 persona, po përgatitet të pranojë shumë refugjatë.

Qeveria vuri gjithashtu në dispozicion 10 milionë euro (11.2 milionë dollarë) për të organizuar ardhjen e refugjatëve.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/3/2022
Artikulli tjetërMbi 80% e rritjes së kursimeve në banka, nga valuta


You may also like