ITALI – Dhoma e Deputetëve miraton projektligjin për ratifikimin e protokollit Itali-Shqipëri për migrantët

by admin
Spread the love

ROMË, 24 janar /ATSH-ANSA/ – Parlamenti italian i hapi dritën jeshile projektligjit për ratifikimin e protokollit Itali-Shqipëri për qendrat e emigrantëve.

Votimi u aprovua me  155 vota pro, 115 kundër dhe dy abstenime.

Votimi pritet të kalojë për shqyrtim në Senat.

”Me miratimin e projektligjit të ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri, hapet rruga për politikat e reja të migracionit dhe mbrojtjen e kufirit”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të ”Fratelli d’Italia”, Tommaso Foti.

”Rruga e ndjekur nga kryeministrja Giorgia Meloni për imigracionin bind BE-në dhe po sjell rezultate të mira, siç tregohet nga rënia e zbarkimeve nga Tunizia, e konfirmuar dhe vlerësuar edhe nga Komisioni Evropian”, shtoi ai.

”Protokolli do të lehtësojë barrën mbi Italinë falë delokalizimit të procedurave logjistike të lidhura me pritjen fillestare dhe riatdhesimet dhe do të luftojë më ashpër kundër flukseve të parregullta migratore dhe trafikimit të qenieve njerëzore”, theksoi Foti./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like